Nëntë zyrtarë të Policisë së Kosovës janë tërhequr nga pika kufitare ne Jarinjë.
Tërheqjen e këtyre policëve që ishin të bllokuar prej ditësh e ka mundësuar KFOR-i.
Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, ka thënë për KlanKosova.tv. se fjala është për policët të cilët kanë qenë me terapi mjekësore.
“Nuk është se ka përkeqësim të gjendjes së tyre shëndetësore, por bëhet fjalë për policët me sëmundje të ndryshme kronike, pra ata që kanë qenë duke përdorur terapi”, është shprehur Zeqiri.
“Janë gjashtë policë dhe tre police që janë transportuar nga KFOR-i, në mënyrë që të mos rrezikohet më shumë shëndeti i tyre”.