Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka rritur praninë në urën kryesore mbi lumin Ibër më 31 gusht.
Mbi këtë urë, që ndan Mitrovicën e Jugut të banuar me shqiptarë, me atë të Veriut të banuar me shumicë serbe, përveç makinave, më herët gjatë ditës u pa edhe një kordon i pjesëtarëve të KFOR-it. Më pas, ky kordon u tërhoq.
Misioni i KFOR-it nuk ka dhë ende një përgjigje për veprimet e sotme tek ura e Ibrit.
Por, një pjesëtar i forcave italiane të KFOR-it në urën i Ibrit i tha korrespondentes së Radio Evropa e Lirë në terren se, gjatë ditës së sotme, “nuk pritet ndonjë gjë e veçantë” dhe se ato gjenden aty “për shkak të operacioneve rutinore”.