Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan priti në takim KFOR-in Turk në Kosovë Major Sadettin Bal dhe ekipin e tij.
Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan Dr.Afrim Cana ju dëshiroj mirëseardhje përfaqësuesëve të Kforit Turk duke i falënderuar për kontributin e dhënë në Shëndetësin e Republikës së Kosovës e në veçanti në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan.
Pranimi i donacionit nga Kfori Turk i tri makinave për Lavanderin e Spitalit sigurisht se rrisin kapacitetet dhe efikasitetin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe atyre ndihmëse teknike duke marë parasysh shumë faktor në shërbimet tona 24/7, gjithashtu ky donacion forcon bashkëpunimin tonë në të ardhmen.
Major Sadettin Bal theksoj se jemi shumë të kënaqur me bashkëpunimin që kemi me Spitalin e Gjilanit, ky donacion do të rrit kapacitetet në shërbimin teknik përkatësisht në Lavanderin e Spitalit të Përgjithshëm Gjilan.
Bashkëpunimi jonë do të vazhdoj edhe më tutje me institucionet shëndetësore dhe ato Arsimore.
Pjesë e diskutimit ishte edhe shkëmbimi i përvojave të ndryshme të cilat ndihmojnë shumë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan.










