Misioni i KFOR-it në Kosovë ka filluar vendosjen e tabela të reja në kufirin Kosovë-Serbi.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
Sipas njoftimit këto tabela po vendosen për të shënuar qartë zonën e operacioneve të KFOR-it për sigurinë në trafik.
“Ushtarët e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO-ja aktualisht po veprojnë përgjatë Vijës Kufitare Administrative, brenda zonës së përgjegjësisë së KFOR-it, për të instaluar tabela të reja. Për shkak të natyrës malore dhe pyjore të terrenit, këto tabela po vendosen për të shënuar qartë zonën e operacioneve të KFOR-it dhe do të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale. Vendosja e këtyre tabelave do të vazhdojë gjatë javëve të ardhshme”, thuhet në njoftim.