Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 295-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj.
Këshilli në kuadër të procesit të avancimit për gjyqtarë, sot ka avancuar dy (2) gjyqtarë në Gjykatën Supreme, prej të cilave një (1) pozitë për gjyqtar të lëmisë penale dhe një (1) pozitë për gjyqtar nga radhët e gjyqtarëve të komunitetit serb, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Në këtë takim, anëtarët e Këshillit në bazë të raportit të Panelit për Shqyrtimin e Aplikacioneve dhe Intervistim, aprovuan avancimin e dy (2) gjyqtarëve: Afrim Shala dhe Milena Đerić, në pozitën gjyqtar/e në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Mandati i gjyqtarëve në fjalë do të fillojë nga data 01 tetor 2022.