Klubi i Hendbollit Zhegra është njëri ndërë klubet e pakta Gjilanase që bëjnë gara në rangjet elitare të sporteve në Kosovë. Vendi nga burojnë plotë talentë rrezikon të shterret nëse nuk afrohen donatorë të rinj për t’i ndihmuar klubit i cili është në gjendje mjaft të rëndë
Bajram Isufi, kryetar i KH Zhegrës, flet ekskluzivisht për publikun lidhur me klubin.
Fillimisht ai thekson nevojën e madhe të kushteve infrastrukturore e financiare që i mungojnë katanasve.Në realisht nuk kemi fare infrastrukturë.
Nuk kemi sallë për stërvitje, me ç’rast na duhet të udhëtojmë mbi tri herë në javë për në Palestrën e Sporteve ‘’Bashkim Selishta’’ në Gjilan si dhe ndeshjet kampionale që i zhvillojmë në shumicen e qyteteve të Republikës së Kosovës.
Kjo po kushton shumë sepse ne nuk kemi vetëm skuadrën e parë por edhe kadetët.Largimi i disa lojtarëve në ekipet tjera ka vështërsuar edhe me shumë gjendjen në klubë.Me forcat tona vetanake dhe me një vullnet të jashtëzakonshëm të kryesisë së klubit ia kemi dalë të gjendemi disi”, thotë Isufi.
Fondet e derdhura në drejtim të klubit nuk janë aspak të mjaftueshme për ta përballuar këtë gjendje si pasojë e saj edhe objektivat e klubit kanë ndryshuar.Janë kryesisht anëtarë e kryesisë së klubit dhe mërgimtarët që jetojnë në vendet Perëndimore e ne veqanti në Gjenevë të cilët kan kontribuar me mjete financiare.
Përkrahja nga Komuna gjithënjë ka qen minimale po edhe në sezonën vjeshtore është e njëjtë.Më tej Isufi thekson se fati i klubit varet kryekëput nga financat dhe me ardhjen e tyre do të vinin edhe përforcimet gjë e cila do të ishte alternativa e vetme për t’i shpëtuar rënies nga liga dhe shuarjes së klubit.
Nëse nuk grumbullojmë fonde për pjesën vjeshtore e pranverore të kampionatit ne do të tërhiqemi nga garat”, thekson kryetari i Zhegranëve.
Në fund, ai falënderon të gjithë ata që kontribuan në Klubin e Hendbollit ‘’Zhegra’’ dhe fton mërgatën,dashamirët e sportit,bizneset e institucionet ta shtrijnë dorën për të i ndihmuar klubit me traditë në vendë.