Vlora Shkodra njihet jo vetëm në Gjilan, por në të gjithë Kosovën për profesionalizmin e saj si një taksiste e cila ka thyer të gjitha tabutë në këtë profesion.
Ajo është gjithmonë në dispozicion për klientët, pavarësisht paragjykimeve që janë bërë ndaj saj, ajo asnjëherë nuk është ndalur dhe vetëm ka vazhduar punën si një grua e ndershme, e fuqishme dhe e pavarur.
Ishte nder dhe kënaqësi që sot ta filloja ditën me një grua siç është Vlora, një grua e cila i ka bërë ballë të gjitha problemet ndër vite.
Me ardhjen e PDK-së në pushtet, mbështetja jo vetëm për Vlorën por për të gjithë taksistët e tjerë asnjëherë nuk do të mungojë.
Përkrahja për këtë sektor të rëndësishëm do të jetë maksimale nga qeverisja e ardhshme e PDK-së, duke filluar nga krijimi i parkingjeve të veçanta për ta që aktivteti i tyre të mos të ketë vështirësi, por vetëm lehtësi.
Ndryshimi në Gjilan po vjen.
#BashkëpërGjilanin
#PDK177