Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se pushtetin e ka kapur panika nga rritja dhe rikthimi i LDK-së. Sipas saj, prandaj po përdorin propagandën e tyre me fake news.
Në emision Rubikon të Klan Kosovës, Kica Xhelili foli për një deklaratë të rreme të postuar nga Avni Zogiani, i cili thotë se kinse kryetari Abdixhiku ka deklaruar që do e privatizoj fabrikën e Municionit.