Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar ndaj vizitës së 25 biznesmenëve amerikanë në zyrën e Vuçiq.
Kica-Xhelili e ka quajtur si shqetësuese qetësinë e institucioneve të Kosovës ndaj kritikave të Departamentit Amerikan të Shtetit.
“Një delegacion amerikan me 25 kompani biznesi shkojnë në zyrën e Vuçiq.
Ku është diplomacia dhe lobimi i institucioneve tona?
Qetësia me të cilën po i pranojmë kritikat nga Departmenti i Shtetit Amerikan është e pakuptimtë. E njëjtë heshtja lidhur me to.
Kur Blinken përmendi njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes, ky togfjalësh përmendej gati në çdo fjalim politik, gati në tentativë të legjitimimit të miqësisë.
Por kur sot shprehet zhgënjim me qasjen tonë, ajo që bëhet euforike është heshtja, por me çfarë kosto? Në këmbim të çkaje? Letrave qortuese pa efekt praktik me kosto të lëndimit të raportit me aleatët tonë kyq” shkruan Doarsa Kica-Xhelili në reagim.