Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka shpallur një shtetrrethim në kryeqytetin ukrainas nga ora 22:00 deri në orën 7 të mëngjesit me orën lokale, sipas një deklarate të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Transporti publik nuk do të funksionojë gjatë shtetrrethimit. Në të njëjtën kohë, stacionet e metrosë do të jenë të disponueshme si strehimore 24/7”, ka shkruar ai në llogarinë e tij.
“Ne i kërkojmë të gjithë banorëve të Kievit që të kthehen në shtëpi në kohë. Nëse keni nevojë të lëvizni nëpër qytet gjatë shtetrrethimit, veçanërisht si punonjës të kompanive të infrastrukturës kritike, duhet të keni dokumente identifikimi”, shtoi Klitschko.