Ju prezantojmë të zgjedhurit tuaj:
SHPRESA KURTESHI – EMINI (Biografia)
Data e lindjes: 24.01.1987
Vendi i lindjes: Gjilan
Përgatitja profesionale:
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti Filologjik – Letërsi Shqipe. Niveli master (diplomuar) – Letërsi shqipe, drejtimi shkencor. Mësimdhënëse e Gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Karriera politike:
Anëtare e Kuvendit Komunal për herë të tretë (2009- 2013, 2013-2017, 2017-2021) nga radhët e LDK-së.
Kryesuese e Grupit të Grave asambleiste (2011-2012)
Zv/kryesuese e Bordit Rajonal të Grave asambleiste
Anëtare e Komitetit për Kulturë, Rini e Sport (2009-2013)
Kryesuese e Komitetit për Kulturë, Rini e Sport (2013 – 2017)
Anëtare e Këshillit drejtues të Teatrit të qytetit në Gjilan (2013 – 2017)
Anëtare në komisione të ndryshme komunale
Kryesuese e Kuvendit Komunal në Gjilan (3.07.2017 – nëntor 2017)
Është rizgjedhur kryesuese e Kuvendit Komunal në Gjilan (19.01.2018) për mandatin aktual.
Komuna e Gjilanit
Zyra për Informim Publik