Kosova është ballafaquar gjatë ditës së sotme me temperatura të ulëta, ndërsa ka rënë edhe bora e barë për këtë vit.
Reshjet e borës kanë vazhduar gjatë gjithë ditës, e deri në këto momente. Derisa në zonat malore trashësia e borës ka shkuar në disa centimetra.
Përmes një njoftimi në llogarinë e tij Facebook, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar për gjendjen momentale të rrugëve në vendin tonë, duke theksuar se kompanitë e kontraktuara janë në teren duke monitoruar situatën.
“Situata në rrugët e Kosovës pas fillimit të reshjeve të borës është në kushtet e normales. Probleme të theksuara janë në vendet malore, në rrugën e Prevallës, atë të Rugovës dhe në rrugën e Rozhajës që shpie në pikën kufitare me Malin e Zi. Kompanitë e kontraktuara janë në teren dhe po monitorojmë situatën”, ka shkruar Lekaj.
Ministri Lekaj ndër të tjera bëri thirrje për të gjithë pjesmarrësist në komunikacion që të kenë kujdes gjatë vozitjes.
Ndryshe, Policia e Kosovës nga 15 nëntori ka nisur ta ushtroi kontrollin e veturave dhe nëse ato nuk janë pajisura me goma dimri dhe zingjirë, ngasësit mund të gjobitën sipas ligjit të trafikut.
Përderisa shoferët e autobusëve dhe kamionëve transportues duhet të kenë edhe mjete të tjera shtesë nëse në rrotat lëvizëse të makinës nuk mund të vendosen zinxhirë për borë.