Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin lidhur me gjendjen nëpër pikë kalimet kufitare.
Kolona të gjata janë raportuar edhe sot në pikën kufitare në Merdarë. Për të dalë nga Kosova, mërgimtarë që kanë marrë rrugën e kthimit, dhe jo vetëm duhet të presin më shumë se tri orë.
Kolona e veturave të renditura që presin për ta kaluar kufirin ka shkuar deri në dy kilometra.
Më pak pritet për të dal nga Dheu i Bardhë. Aty për ta lënë Kosovën duhen deri në 60 minuta, ndërsa për momentin është deri në 400 metra.
Në pikat e tjera pritjet për dalje nuk janë më të gjata se 30 minuta.