Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat e fundit sa i përket pritjeve në pikat kufitare.
Në tabelë pritja më e gjatë është regjistruar te Dheu i Bardhë ku për të hyrë në Kosovë duhet të pritet dy orë, ndërsa kolona ka arritur deri në një mijë metra.
Kurse, në Merdarë pritjet për të hyrë në Kosovë po zgjasin 10 deri në 15 minuta, ndërsa në Muçibabë 5-10 minuta.
Në pikë-kalimet tjera kufitare pritjet janë 5-10 minuta.