Yllka Cana, me prejardhje nga Gjilani po bënë karrierë të bujshme në ushtrinë më të fortë në botë, në ushtrinë amerikane. Sukseset e kësaj të reje e kanë bërë krenarë edhe nënkryetarin e komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili në faqen e tij në facebook ka shkruar:
Të dashur qytetarë,
Është krenari e jashtëzakonshme për ne që znj. Yllka Cana, gjilanasja e cila po bënë karrierë të bujshme në ushtrinë amerikane, për çdo ditë e më shumë po avancohet në këtë ushtri.
Yllka, e cila gjatë luftës së fundit emigroi në SHBA, po na bënë të lumtur me arritjet e pazëvendësueshme në ushtrinë më me ndikim në botë. Ngritja e saj në hierarkinë e ushtrisë vjen si pasojë e gatishmërisë së saj profesionale të graduar me arritjet më të larta ushtarake.
Yllka, faleminderit për përfaqësimin dinjitoz dhe me shumë vlerë të emrit tuaj, ku njëkohësisht, mbi supet tuaja, mbanë vlerën e përfaqësimit si ambasadore e vendit tonë të vendit më proamerikan në botë, siç është, Republika e Kosovës!