Jo të gjithë nga ne, e paguajnë energjinë elektrike dhe e llogarisin atë në shpenzimet e domosdoshme mujore të familjes. Shumë prej tyre e vjedhin, dhe kjo më së shumti ndodhë në komunën e Mitrovicës, Besianës dhe Skenderajt.
Sektori i energjisë këtë dukuri e quan, humbje komerciale, për t’i ikur fjalës vjedhje të energjisë elektrike nga konzumatorët, me gjasë për t’i mos ofenduar konumatorët publikisht, e që në esencë është vjedhje klasike e energjisë, e cila bëhet me kyqje, ilegale në linjat e energjisë, që përpos vjedhjes, shpesh herë shkakton edhe havari teknike, që kushton shumë më shtrenjtë se vjedhja.
Gazeta Metro, ka siguruar një hartë nga Departamenti i Energjisë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MTI), ku shihen pikat e vjedhjes së energjisë në territorin e Kosovës. Dhe sipas vlerësimeve, nga 24 përqind humbje sa raportohen nga KEDS te zyra e regulatorit, mbi 50 përqind janë vjedhje e energjisë.
Një faktor që nxitë vjedhjen e enregjisë, është edhe reagimi i dobët i gjykatave.
Në një raport vjetor të Ministrisë, shihet se nga mbi 4500 raste të padive për vjedhje gjatë vitit 2017, 4003 ende kanë mbetur në shqyrtim.
Në këtë hartë nuk janë përmbledhur vjedhjet masive të energjisë elektrike nga serbet në Veri, për të cilët është raportuar disa herë, dhe krejt kjo është situatë alarmante sepse në fund, vidhet energjia e konsumatorit të Kosovës, i cili duhet të paguaj për një pjesë të humbjeve dhe të përfitoj shërbime më të dobëta të furnizimit me energji elektrike.