Në rezultatet e publikuara sot, ASK ka dhënë detaje edhe për popullsinë sipas statusit martesor.
Kur bëhet fjalë për shkurorëzimet, komuna e Prishtinës është ajo që prinë në këtë fushë, me 2100 të tilla.
Pas saj, vie Komuna e Prizrenit, e cila numëron 1115 banorë të shkurorëzuar.
Qyteti i Pejës është ai që radhitet në vend të tretë me 658 shkurorëzime, ndërsa në të katërtin Gjakova me 646, dhe komuna e Ferizajt e pesta, me 610.