Deputeti i LDK’së, Shkëmb Manaj, ka thënë se nëse VV nuk pranon kushtin e partisë së tij për t’ë marrë Presidentin, atëherë, rolet mund të ndahen edhe nëse LDK merrr Kryeministrin, ndërsa VV, Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Manaj ka ritheksuar se diferenca e numrave të deputetëve mes LDK’së dhe VV’së është vetëm një.
“LDK në kohën e Ibrahim Rugovës në vitin 2001, si partia e parë ka pasur 47 deputetë, ndërsa partia e dytë (PDK) ka pasur 26 deputetë, 21 deputetë me pak se LDK”, ka thënë Manaj.
“Në këtë kohë, LDK ka udhëhequr Parlamentin dhe Presidencën, ndërsa Kryeministrin e ka pasur partia e dytë e cila i ka pasur 21 deputetë me pak se partia e parë. Tani VV ka 29 deputetë si partia e parë dhe LDK ka 28 deputetë si partia e dytë, diferenca është vetëm 1 deputet”
Në fund, Manaj ka kthyer idenë e Agim Veliut në tavolinë që postet të ndahen ndryshe.
Nëse z. Haki Abazi, ju ka ba marak që ky kombinim të jetë model i ndarjes së përgjegjësive shtetërore tani, atëherë LDK e ka dhënë edhe këtë ofertë që LDK si partia e dytë ta marr Kryeministrin, ndërsa VV si partia e parë ta merr Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit ( edhepse nuk i ka 47 deputetë sa i ka pasur LDK kur i ka pasur këto dy pozicione). Nëse doni kështu, nesër e arrijmë këtë marrëveshje./gazetametro.net