Lajme

Kjo është Zaki Asllani, kandidatja për Asamble Komunale në Gjilan nga AAK

Të nderuar qytetarë,
Me dëshirën më të madhe do të insistoja t’iu takoja dhe t’i dëgjoja hallet, planet, synimet dhe preokupimet tuaja, por më ndalon situata aktuale pandemike, pasi çdo ditë po kemi numër shumë te lartë të infektimeve, si dhe shumë vdekje pikërisht nga ky shkak.

Më dhemb shpirti për secilën viktimë.

Unë kam nevojë për mbështetjen, këshillimet e rekomandimet e juaja, pasi tashmë e dini që jam kandidate për Asamble Komunale, dhe më së shumti kam nevojë për votat e juaja!

Për të realizuar këto takime shumë të rëndësishme ku do të shpalosja planin dhe programin 4-vjeçar, po më pengon pikërisht kjo situatë, pasi për mua ka shumë më shumë rëndësi siguria për jetët e juaja sesa një fotografi në publik.

Nuk do të doja assesi që nga takimet tona të pësonte dikush nga ky virus tinëzar, Andaj une do perpiqem.qe cdo dite dhe sa te kemi mundesi te takoj ne grupe shume te vogla 2 deri 3 persona, Per te mos rreziku shendetin e asnjerit.

Përndryshe, mundemi të kontaktojmë përmes rrjeteve sociale apo edhe takimeve ‘online’ e të diskutojmë për çdo problem apo ide që keni dhe të vazhdojmë deri në zgjidhjen e finalizimin e tyre së bashku.

Me shumë respekt për ju, Zaki Asllani, kandidate për Asamble Komunale në Gjilan nga AAK.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close