Janë të shumta rastet kur familjet në qytetin e Gjilanit ndahen në dysh për shkak të derbit Gjilani – Drita, por rasti i familjes Avdiu është më i veçantë, shkruan Gazetasheshi.com.
Familja Avdiu që jeton në njërën ndër lagjet më të mëdha të qytetit tashmë ka nisur të frymojë prej kohësh me ngjyrat e derbit.
Historia e rivalitetit daton qysh nga fëmijëria e djemve të shtëpisë, të cilët ishin përcaktuar me kohë për cilën klub të qytetit do jepnin frymën e fundit.
Madje, në dy familjet kishte futbollistë të talentuar që mbronin ngjyrat e Gjilanit dhe Dritës.
Ballkonet e shtëpisë janë të mbuluar me flamujt e dy klubeve, teksa derbin po e presin me ankth.
Dueli Gjilani – Drita zhvillohet të dielen me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit. /Gazeta Sheshi/