Gjilanas të dashur,
Deri sa po fillojmë këtë mëngjes fundjave me takime e angazhime, derë më derë, e lagje më lagje, dua të ndaj me ju pak fjalë.
Kam lindur dhe jam rritur në këtë qytet, në mesin tuaj dhe asnjëherë nuk e kam parë politikën si spektakël, por si shërbim.
Sot, më shumë se kurrë, Gjilani ka nevojë për një kryetar që i dëgjon qytetarët, që e ndjen dhe i kupton hallet dhe shpresat e tyre, jo për një figurë televizive që shfaq më shumë makiazh sesa përkushtim.
Jam këtu për t’ju shërbyer siç edhe kam bërë paraprakisht.
E di mirë se qytetarët e Gjilanit janë lodhur nga loja e fjalëve boshe, nga protagonizmi adoleshent politik që e ka zhveshur pushtetin lokal nga serioziteti e përgjegjësia.
🙏🏼Unë premtoj vetëm ndershmëri, dije, përvojë dhe një angazhim të palëkundur për të ndërtuar një Gjilan që i jep prioritet jetës së përditshme të qytetarit, rrugëve të pastra, shkollave të mira, kujdesit shëndetësor, zhvillimit ekonomik dhe mundësive për të rinjtë, bashkërisht me ju dhe për ju!
Kjo garë është për dinjitetin e qytetarëve të Gjilanit.
Është për kthimin e besimit në institucionet tona e për një qeverisje që punon në heshtje, por flet me rezultate.
Unë besoj në fuqinë tuaj për të ndryshuar Gjilanin dhe kërkoj mbështetjen tuaj që ta bëjmë këtë ndryshim së bashku.
Fundjavë të këndëshme, miq!
Arbër R. Ismajli
#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113