Dr Shevqet Mehmet (tani ndjerë), pos si mjek i zellshëm në profesionin e tij, ishte edhe një arkiv i madh i qytetit të Gjilanit.
Në muzeun privat të dr Shevqetit ruhen mijëra eksponate me vlera të jashtëzakonshme historike, shkruan gazeta online Mediafokus.info.
Kjo foto, për shembull, dëshmon se kush ishte solistja e parë nga Gjilani, e cila në vitet e `60-ta kishte kënduar në Radio-Prishtinë.
Poshtë fotos është shkruar kjo legjendë nga dr Shevqeti: Fatimja e Medinagëve, gjilanasja që e para këndoi për Radio-Prishtinën (Fatma Halimi-Medini)
Shpërngulet në Stamboll në vitin 1967.
Makfire Uzunalic ka shtuar në një koment: “I lumtë Fatmes, që asnjëherë nuk i harroj traditat e qytetëruara te gjilanasve ne ruajtjen dhe kultivimin e traditave pozitive te tyre, me shume dashuri dhe sinqeritet”./Mediafokus.info/