Kjo pritet të jetë e ardhmja e Rexhës!
Kastriot Rexha ka arritur marrëveshje me klubin e Feronikelit.
Sulmues shtatlartë që nuk arriti marrëveshje me Dritën do ta vazhdojë karrierën në Drenas.
GazetaOlle.com ka kupton që lojtari dhe klubi kanë marrëveshje dhe prezantimi do të bëhet pas disa ditësh.
Nikli ishte në kërkim të një sulmuesi pasi që Arthur Magani me gjasë do ta vazhdojë karrierën në Shqipëri.
Rexha ka arritur të shënojë 14 gola këtë edicion duke ngritur vëmendjen e disa klubeve.