Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme rruga “Ahmet Krasniqi” do të jetë e mbyllur për qarkullim.
Kjo mbyllje do të nis në ora 07:00 deri në ora 18:00.
Komuna ka njoftuar se operatori ekonomik i përcaktuar për këtë rrugë do të nis asfaltimin e rrugës të lartpërmendur dhe për këtë arsye rruga do të jetë e mbyllur.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, është në implementim të kontratës : ”Rekonstruimi i rrugës “Ahmet Krasniqi” me nr. pr.616 21 076 511, me gjatësi rreth L=500.0m
Operatori ekonomik “Sh.p.k. Kema Company” do të fillojë asfaltimin e kësaj rruge të lartpërmendur dhe për këtë arsye ju njoftojmë se kjo rrugë do të mbyllet për qarkullim përkohësisht nga nesër, me datë 16.04.2022, që nga ora 07:00 deri në ora 18:00.
Bashkëngjitur gjeni situacionin e rrugës “Ahmet Krasniqi” thuhet në njoftimin e komunës.