Klubi i Karatesë “DRITA” nga Gjilani sot ishte pjesëmarrës në Kampionatin Mbarëkombëtar në Karate për kadetë, junior dhe senior i cili u mbajt në Tiranë për nderë të festës së 28 Nëntorit. Në këtë Kampionat Mbarëkombëtarë pjesëmarrës ishin karateist nga trevat shqiptare dhe nga diaspora.
Klubi Drita u paraqit me gjithsej 6 garues, ku të gjithë fituan medaljet e arta dhe arritën të shpallen Kampion Mbarëkombëtar. Karateistët të cilët u shpallën kampion mbarëkombëtar janë:
1. Medina Salihu – Kumite, Kadete – 54kg
2. Endrit Beka – Kumite, Junior -55kg
3. Vesa Ibrahimi – Kumite, Juniore -59kg
4. Edisa Beka – Kumite, Juniore -53kg
5. Shpresim Shabani –Kumite, Senior -67kg dhe
6. Elhami Shabani – Kumite, Senior -75kg
Kryetari i klubit KK “Drita” Arsim Ibrahimi në emër të tij personal dhe në emër të bordit i përgëzon karateistët tanë për rezultatet e arritura në këtë Kampionat Mbarëkombëtar. Njëherit falënderon kryetrajnerin Blerim Hajdarin dhe dy trajnerët Albiona Asllanin dhe Elhami Shabanin për punën e palodhshme që e bëjnë me këta kampionë mbarëkombëtar dhe me garuesit e tjerë.
Njëherit falënderojmë edhe anëtarët e bordit dhe prindërit Nexhat Bajramin, Agim Shabanin, Ahmet Bekën, Muhamet Klaiqin, etj për kontributin e vazhdueshëm për tu arritur këto rezultate kulmore. Po ashtu në emër të të gjitha klubeve të karatesë së Gjilanit falënderojmë Komunën e Gjilanit e cila për këtë Kampionat Mbarëkombëtarë siguroi transportin pa pagesë me autobus. Urime për rezultatin dhe suksese tutje në garën e radhës në Kampionatin Ballkanik i cili mbahet në këtë fund javë në Dubrovnik të Kroacisë. Dhe krejt në fund nuk tjetër ç’të themi veçse TRADITA VAZHDON.