Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku tha se pushteti i diskriminioi veteranët kur e miratoi të martën projektligjin që përcakton pagën minimale “së bashku me pakicat që gëzojnë të drejta si askush në botë”.
Ai tha se kryeministri Albin Kurti nuk i dëgjoi, edhe pse tha se “kemi paralajmëruar se do ta kundërshtojmë këtë”.
“Ai mendon se duke mos bashkëpunuar me ne, si me sindikatat dhe duke mos na mbështetur e përkrahur, do të na shtrijë për toke”, tha Klinaku.
“Por ne i themi se qeveria shkon e vjen, e ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi para çdo qeverie”, tha ai.
Veteranët janë të indinjuar që deputetët të martën miratuan në parim projektligjin për caktimin e pagës minimale i cili i mënjanon ata.
Policia është mobilizuar ndërsa veteranët e UÇK-së janë futur në oborrin e Kuvendit dhe do të shkojnë edhe para Qeveria për të protestuar.