Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, thotë se Gjykata Speciale ka filluar përsëri me bastisje.
Sipas tij, Specialja përsëri po bastisë shtëpinë e bashkëluftëtarit, të Salih Mustafës, Baher Berisha.
“Sapo u informova se Specialja ka filluar përsëri bastisje në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha”, ka shkruar ai në Facebook.