Kryetrajneri i ekipit Klodian Duro është prononcuar për faqen zyrtare të klubit në prag të ndeshjes së parë kualifikuese në Ligën e Konferencës përballë ekipit Progres Niederkon nga Luksemburgu.
Tekniku i kuqebardhëve ka theksuar ndër të tjerash se ekipi është gati për këtë ballafaqim dhe se futbollistët e tij do të japin gjithçka nga vetja për kualifikimin.
“Duam që të lëmë gjurmë në Europa Conference League. Gjatë gjithë kësaj kohe futbollistët janë stërvitur shumë mirë dhe kemi bërë gjithçka siç duhet për të qenë sa më të plotë dhe gati për ndeshjen”.
“Jam shumë i bindur që futbollistët do të japin gjithçka dhe do të lënë shpirtin në fushë për klubin në radhë të parë, për tifozët dhe gjithë qytetin e Gjilanit”.
“Jam shume i kenaqur me gjithçka qe kam gjetur te Gjilani dhe do të dhurojmë gjithçka për t’u kualifikuar në rundin tjetër”.
“Duhet të bëjmë një ndeshje të zgjuar nesër nga ana taktike për të hedhur një hap të sigurtë dhe për ta bërë të mundur kualifikimin në ndeshjen e kthimit në Prishtinë më 20 Korrik”.