Të jetosh me bukuritë e natyrës!
Të jetosh me natyrën, të eksplorosh bukuritë mahnitëse të Kosovës, të ecësh nëpër pyje, pllaja, shkëmbe, lumenj e përrenj, gryka, të shijosh aromën e luleve, freskinë e gjetheve, , të ujërave të ftohta të krojeve e gurrave të bjeshkës; ta çlodhësh trurin e të akumulosh energjinë pozitive, të mos merresh me njerëz negativ e përralisjet e tyre, por me punë të frytshme e të shëndetshme…, kjo vazhdon të jetë motoja e Klubit Alpin “GJILANI”.