Klubi Alpin Gjilani me ftesë të mësuesës Afërdita dhe me mbështjetje të Fitnetës, Arditës dhe Shpresës nga Shkolla Fillore “Rexhep Elmazi” realizoi dhe presentoi para nxënesëve të klasave të V/ 1,2,3 dhe 4 aktivitetin bjeshkatarë dhe alpinistë që KAGJ e kultivon që disa vite me radhë.
Nxënesëve të Klasave V/1,2,3 dhe 4 nga afër iu demonstruam aktivitetin tonë bjeshkatarë, duke sjellur me vete të gjitha paisjet që nevojiten për ecje në natyrë.
Nxënësit ishin shumë kureshtar të njiheshin më afër me aktivitetet e Klubit Alpin Gjilani që ecjet dhe ekspeditat që KAGJ-i i zhvillon nëpër vende të ndryshme në natyrë. Këtu anëtarët e Klubit Alpin Gjilani i njohtuan nga afër për benifitet dhe të mirat që sjell ecja në natyrë.
Pyetje të një pasnjëshme që bënin fëmijët ishte interesante, dhe në konsiderojmë se këto aktivitete janë të domosdoshme të jenë më shumë present nëpër shkollat tona, kur dihet që në evropë ky bashkëpunim është në disa raste i domosdoshëm.
Klubi Alpin Gjilani i përfaqësuar nga Kryetari Ramush Shkodra të shoqëruar nga anëtarët tjerë Marigona Shaqiri, Emin Rukovci, Afrim Rexhepi dhe Bashkim Maliqi, faleminderon dhe ndjen rrespektin më të madh për mësueset Afërdita Mustafa, Fitnete Ahmeti, Shpresa Shabani, Ardita Sylejmani që organizimi dhe prezentimi i aktiviteteve bjeshkatare zgjoi kureshtjen të nxënësit dhe më shumë së një orë kaluan çaste vërtetë mbresëlënëse.
Shpresojmë se organizimet e tilla të ngjallin kureshtjen edhe tek institucionet relevante dhe ky bashkëpunim në mes Klubit Alpin Gjilani si Shoqëri bjeshkatare dhe alpiniste e afirmuar në anamoravë dhe organeve të arsimit në Komunën e Gjilanit të zgjerohet edhe më tej.