Klubi Alpin Gjilani shënoi 10 vjetorin e tij në një atmosferë festive dhe jubilare.
Në 10-vjetorin e KAGj-it u evokuan pervoja te ndryshme përgjatë tërë rrugëtimit 10 vjeçar të Klubit.
Kryteari i KAGj-it zt.Liridon R.Beqiri në emër të klubit suksesin e arritur ja atribuoji pjesëmrrësëve, duke falenderuar secilin që ishte pjesë e rritjes së klubit.
Po ashtu zt. Liridoni falënderoi ish kryetarin e KAGj-it zt.Ramush Shkodrën i cili nuk pati mundesine te jete ne kremtimin e 10-vjetorit, duke kujtuar atë si një ndër drejtuesit e parë të KAGj-it që ka bërë një punë shumë të madhe për Klubin dhe për alpinizmin dhe bjeshkatarin në tërsi!
Duke i deshiruar shendet te mire me gjithe sfidat dhe veshteriste qe i ka kaluar dhe po i kalon.
Një përshëndetje po ashtu për mysafirët nga Shqipëria. Shkupi, Prizereni, Tetova, Ferizaji, Prishtina, Gjakova, Peja, Kamenica, Hani i Elezit, Deçani, Vitia, Drenasi etj.
KAGj faleminderon të gjithë ata qe ishin pjesë e kremtës jubilare, duke nderuar klubin ne 10 vjetorin e tij me prezencën e tyre.
PS: Në pamundesi financiare KAGj nuk mundi te zgjerohej me shume edhe pse deshira ekzistonte për një perfshirje sa më të madhe!
Ruani shendetin!
Gjithë të mirat.
KAGj