Klubi Alpin GJILANI të dielën më: 03.02.2019 organizon ekspeditën e radhës majën e Kodrës së Madhe, afër Artanës (Novo Bërdë) dhe në Kalanë e Artanës.
Të interesuarit dhe dashamirët e bjeshkatarisë dhe ecjeve në shtigje me të gjata mund të bashkëngjiten që së bashku të bëjmë një vikend sa më të mire nwpwr borw.
Kjo ekspeditë do të përfshijë ecjen/nisjen nga Artana (NovoBërdë) nëpër Kodrën e Madhe, Kllokoq, Minierat, Kalaja e Artanës (Gjatësia e kësaj ecje/shtegu, përafërsisht, është 8-10 km.)
Takohemi te Parkingu përball ETC si zakonishtë, ku nga aty do te nisemi për Artanw.
Takimi bëhët në ora 7:15
Nisja bëhët në ora 7:30
Arritja në Prevallë mendohet të jetë kah ora ora: 15:00
Përfundimi i ecjes/shtegut ora 15:30-16:30
LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKTË TE VENDI I NISJES NË ORËN E SHËNUAR, DHE PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.
FLM PËR MIRËKUPTIM!
PARTICIPIMI PËR PERSON : 4.Euro
(Personat që vijnë me vetura private duhen të lajmerohen te Klubi)
Afati i fundit për rezervim : e Shtunë ora 14:00
Duhet të konfirmoni pjesëmarrjen për arsye të vendeve në bus!
LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKTË TE VENDI I NISJES NË ORËN E SHËNUAR, DHE PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.
FLM PËR MIRËKUPTIM!
Koha do të jetë perfekte për ecje dimërore, ka borë dhe natyra e kësaj ane bënë që ecja të jetë shumë atraktive.
“KAGJ” JU NJOHTON SE KJO EKSPEDITË KA GUIDAT E VETA QË JANË TË PROFESIONALIZUARA NE UDHËHEQJEN E ORAGNIZIMEVE TË TILLA, KËSHTU QË DUHET TË JENI BINDËS NDAJ TYRE.
NUK LEJOHET TË ECET ME RITME TË SHPEJTUARA, PA LEJËN E ORGANIZATORËVE!!!
NUK LEJOHET TË ECET PARA GUIDAVE (Njerzëve që do të udhëheqin marshutën).
Tereni: Ngjitja nga Artana në Kodrën e Madhe-Minierat Novo Bërdë (1340 m/alt) llogaritet teren me vështirësi mesatare. Pjesëmarrësit duhet të jenë të përgatitur fizikisht dhe psiqikisht për terrenet me lartësi të tilla, sidomos tani kur ka borë (20-30cm). Mund të ketë erë, andaj pajisjet dimërore janë të domosdoshme.
KLUBI ALPIN GJILANI REZEVERON TË DREJTËN E FOTOGRAFIMIT TË ALPINISTËVE PËRMES FOTOGRAFËVE TË VET, GJATË ECJEVE QË ORGANIZOHEN NËPËR VENDE TË NDRYSHME TË KOSOVËS.
Kthimi në Gjilan do të bëhët rreth orës 15:30-16:00
Shënim:
PËRGJËGJËSIA FIZIKE DHE PSIKOLOGJIKE ËSHTË INDIVIDUALE, OJQ “Klubi Alpin GJLANI” NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT/ALPINISTIT.
KAGJ PO ASHTU NUK MERR PERGJEGJËSI NËSE JU NUK MUND TË ARRINI CAKUN ME BJESHKATARËT/ALPINISTËT TJERË!
HIKE with KAGJ!
Live to the maxx!
Organizimi | Guida
Klubi Alpin Gjilani