Mesfushori i mirënjohur kosovar, Donjet Shkodra, do të zbarkojë në futbollin e Kosovës.
Futbollisti me prejardhje nga Gjilani pritet që të transferohet te skuadra e SC Gjilanit.
Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të “Zeri.info”.
Shkodra është futbollist me shumë përvojë.
Organizatori 32-vjeçar së fundmi ka luajtur në Kazakistan te FC Zhetysu.
Në karrierën e tij ka lujtur edhe me Shakhtar Karagandyn, Kukësin, Skënderbeun, Flamurtarin e Vlorës, Doinzen, Eendracht Aalst, Ronse, Saint Niklaas, Wielsbeke dhe Waregem.