Klubi i Karatesë Agim Ramadani nga data 26-28-11.2021 mori pjesë në Kampionati Ballkanik për Kadet, Junior dhe U21 që u mbajtë në Rijekë të Kroacisë. Klubi jonë u përfaqësua nga 4 garuesë: Vlera Qerimi, Lorinda Sejdiu, Jusuf Sahiti dhe Mal Poroshtica.
Vlera Qerimi e bronztë e treta e Ballkanit
Këtë e arriti në kategorinë U21 deri 68 kilogram, në xhiron e parë mundi garuesen nga Bosnja dhe Hercegovina pastaj nga Turqia u ndal nga finalistja e kësaj kategorie garuesja nga Sllovenia për te vazhduar në garën për medalje te bronztë (Repasazh) në finale te medaljen se bronztë fitoj nga garuesja e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Edhe Lorinda Sejdiu ishte afër medaljes u rendit e 5-ta e Ballkanit, në konkurrencën e kadeteve në kategorinë mbi 54 kilogram në xhiron e parë fitoj nga garuesja e Malit te Zi, u ndal nga ajo e Kroacisë për te vazhduar ne garën për medaljen e bronzte (repasazh), ku fitoj nga garuesja Rumanisë për te vazhduar me fitore nga garuesja e Serbisë pastaj në finale te medaljes se bronztë u ndal nga ajo e Serbisë. Gjithashtu Lorinda Sejdiu ishte edhe pjesë e ekipores së Kosovës ku bashkë me ekipen kanë dal të 5-tat e Ballkanit.
Jusuf Sahiti në kategorinë Junior mbi 76 kilogram, në xhiron e parë u ndal nga garuesi i Slovenisë.
Mal Poroshtica në kategorinë U21 deri 67 kilogram, në xhiron e parë mundi garuesin nga Serbia pastaj u ndal nga garuesi i Kroacisë.
Urime të gjithë sportdashësve dhe shumë suksese në garat e ardhshme!???