Besa e Pejës është në gjah për futbollistë dhe synim i tyre është të rikthejnë Kastriot Rexhën.
Top-sulmuesi i Dritës po kërkohet me ngulm nga shumë skuadra, por Besa duket se ka ofruar shumën më të madhe për të.
Gazeta Olle mëson se pejanët kanë ofruar rreth 50 mijë euro për Kastriot Rexhën, përfshirë këtu edhe borxhin që ia ka klubi pejan sulmuesit prishtinas.
Besa po mendon për rikthim sa më të shpejtë në Superligë, kurse Rexhën e do jo vetëm për Ligën e Parë.
Nëse Rexha kthehet tek Besa, atëherë padyshim se do të jetë njëri prej lojtarëve më të paguar në futbollin kosovar.