Futbollistët e Partizanit tani e tutje stërvitjet e tyre do t’i mbajnë me trajnerin e ri.
Bëhet fjalë për serbin Aleksandar Veselinoviç.
Lajmi është konfirmuar nga vet “Demat”
Veselinoviç do të prezantohet gjatë ditës në orën 17:45 në ambientet e stadiumit “Arena e Demave”.
Skuadra e fundit që 54-vjeçari ka drejtuar është Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Gjithashtu serbi ka drejtuar edhe skuadra të tjera si Ponedelnik, Suduva, Vojvodina, Spartak Subotica, Çukariçki dhe Al Batin. Gjithashtu ai ka qenë trajner edhe i kombëtares së moshave të Serbisë. /Gazeta Enigma