KF Shkëndija ka konfirmuar largimin e futbollistit Florent Ramadani, pas insistimit të vetë lojtarit për të kërkuar një mjedis të ri ku do të ketë më shumë hapësirë për lojë.
Klubi tetovar ka treguar mirëkuptim për kërkesën e tij dhe ka vendosur ta lirojë nga kontrata.
Sipas raportimeve, Ramadani tashmë i është bashkuar FC Dritës, kampiones në fuqi të Kosovës, megjithëse ende nuk ka një njoftim zyrtar nga klubi gjilanas.
Pritet që në ditët në vijim Drita të bëjë publike lëvizjet e reja në merkato, pas largimeve të disa lojtarëve nga skuadra.










