By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... KMDLNJ: Nga Kosova po largohen edhe qytetarët me gjendje të mirë ekonomike
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

KMDLNJ: Nga Kosova po largohen edhe qytetarët me gjendje të mirë ekonomike

Përditësimi i fundit: October 16, 2023 2:45 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), nëpërmjet një reagimi ka vlerësuar se numri i qytetarëve që po e lëshojnë Kosovën, nuk ka qenë asnjëherë më i madh sesa tani.

- Advertisement -

Sipas tyre tani nga Kosova po largohen edhe qytetarët që kanë gjendje të mirë ekonomike. “Përkundër të gjitha këtyre pengesave, asnjëherë nuk ka qenë më i madh numri i qytetarëve që e kanë lëshuar Kosovën sikur që po ndodhë tani. Më herët arsye për largim nga Kosova ishte gjendja e rënduar ekonomike ndërsa tani Kosovën po e lënë edhe ata me gjendje të mirë materiale”, thuhet në reagimin e tyre.

Ata kanë vlerësuar se pas 1 janarit të vitit 2024, kur do të hyjë në fuqi liberalizimi i vizave për Kosovën, ne vend do të ketë mungesë të punëtorëve.

“Në Kosovë, pas 1 janarit 2024 do të ketë mungesë të madhe të punëtorëve vendin e të cilëve po e zënë punëtorë të importuar nga shtetet aziatike apo të Afrikës por të cilët Kosovën e shfrytëzojnë vetëm si një mundësi për t’u larguar në shtetet evropiane”, thuhet në reagim, ku shtohet se vendin e tyre “po e zënë punëtorë të importuar nga shtetet aziatike apo të Afrikës por të cilët Kosovën e shfrytëzojnë vetëm si një mundësi për t’u larguar në shtetet evropiane”.

Sipas KMDLNJ-së gjendja ekonomike në Kosovë nuk është përmirësuar aspak, krahasuar me rritjen e inflacionit, që sipas tyre është mbi 4.2%.

“Mund të thuhet se kemi përkeqësim për faktin se Kosova është vendi i vetëm në rajon ku pensionet nuk kanë pësuar asnjë ndryshim. Në vendet e rajonit, brenda 36 muajve kemi rritje të pensioneve së paku në 6-8 herë kurse në Kosovë brenda këtij afati shteti ka intervenuar dy herë duke i dhënë nga 100 euro shtesë”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre shteti nuk e trajton Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës si partner social dhe nuk po e përfillë asnjë kërkesë që e bënë shoqata.

Në reagimin e KMDLNJ-së thuhet se përfituesit e skemave sociale nuk janë aspak në gjendje më të mirë, madje nuk i mbulojnë as nevojat elementare.

“Nuk ka kategori sot në Kosovë, përveç politikanëve dhe përkrahësve të tyre që sigurojnë të ardhura me të cilën mund t’i përmbushin nevojat personale dhe familjare. Nuk mund të gjeni vend në rajon ku nuk ka pasur lëvizje apo intervenim të shtetit për të përballur këtë gjendje të rënduar ekonomike sikur që po ndodhë në Kosovë”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Sipas tyre në këtë kohë po ndjehet një mungesë e punëtorëve “sidomos e një profili të kualifikuar të cilët kanë shkuar të punojnë në shtetet perëndimore”.

Këto shtete në kohën kur po përballen me mungesën e punëtorëve kanë krijuar rrethana lehtësuese për këto profile duke krijuar mungesë të punëtorëve në shtete nga rekrutojnë punëtorë.

LAJMI I FUNDIT – Tentim-vrasjạ e gruas, Prokuroria thotë se Gjykata refuzoi të vendoste nën arrest shtëpiak të dyshuarin
Varianti i ri i koronavirusit mbërrin në Kosovë, tri mostra pozitive
Albin Kurti: Javën e kaluar është reduktuar prania e Policisë në tri objektet komunale në veri – tani po i hapim rrugë zgjedhjeve
Moti mbi vendin tonë
104 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Artikulli i mëparshëm Në Gjilan nis kontrolli sistematik i nxënësve të klasave 1-9
Artikulli tjetër Policia sqaron shpërndarjen e një dokumenti në e-maila, thotë se është i falsifikuar

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.