KMDLNJ, ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk duhet të paguajnë për testin COVID-19 dhe se kjo është përgjegjësi e shtetit.
“Krijimi i kushteve për testim në raste kur dyshohet për infektim me COVID-19, është përgjegjësi e shtetit përjashtuar rastet kur të testuarit e bëjnë testin për qëllime turistike, të bërit biznes e që nuk kanë asnjë problem të natyrës financiare”, thuhet ne reagim.
Në këtë reagim KMDLNJ ka propozuar që kategoritë sociale, ata që kanë mbetur pa punë të lirohen nga çdo pagesë, ndërsa ata që kanë të ardhura të rregullta sipas tyre duhet të participojnë jo më shumë se 30 përqind.
“KMDLNj propozon që kategoritë sociale, grupet e margjinalizuara, ata që kanë mbetur pa punë dhe të gjithë të tjerët që nuk kanë mundësi të paguajnë, duhet të lirohen nga çdo pagesë kurse ata që kanë të ardhura të rregullta duhet të participojnë jo më shumë se 30 %”, ka kerkuar KMDLNj.