Këshilli i Medieve të Shkruara në Kosovë (KMShK) ka shprehur shqetësimin për përkeqësimin e lirisë së medies në Kosovë.
Pas publikimit të këtij raporti, KMShK ka vlerësuar se liria e medies është thelbësore e një shoqërie demokratike.
Madje, kanë bërë thirrje që mediet dhe gazetarët të mos pengohen gjatë punës së tyre, teksa kanë shtuar se sulmet ndaj tyre janë kërcënim serioz për një gazetari të pavarur dhe profesionale.
“Me rastin e 3 majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) sjell ndërmend se liria e medias është pjesë thelbësore e një shoqërie demokratike. KMShK shpreh shqetësimin për përkeqësimin e lirisë së medias në Kosovë, gjegjësisht regresin që ka shënuar Kosova në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij, duke rënë për 19 vende – nga pozita 56 në 75. KMShK bën thirrje që mediat dhe gazetarët të mos pengohen gjatë punës së tyre. Sulmet politike ndaj mediave dhe gazetarëve, si dhe fushatat linçuese ndaj tyre janë kërcënim serioz për një gazetari të pavarur dhe profesionale, si dhe për integritetin dhe jetën e gazetarëve”, thuhet në postimin e tyre.
Njëherit, KMShK i ka vlerësuar të dëmshme dhe të papranueshme përpjekjet e autoriteteve për kontroll mbi mediet dhe cenimin e fjalës së lirë./teve1.info/.