Shkruan: Gani Neziri
Koalicionet aktuale të AAK+PSD dhe NISMA+AKR , janë koalicionet më bajate që kanë ndodhur ndonjëhere në politikën plurale të Kosovës.
Ama, bash hiç për asgjë nuk kanë ndonjë lidhmëri (sado të vogël) ideologjike ndërmjet veti. Madje, kanë mosdurueshmëri patologjike ndërmjet vete.
Në fakt po, kanë interes të skajshëm për mbijetesë politike që “të lidhen dorë për dore” për të kaluar (lumin e rrëmbyeshëm) të pragut politik për të hyrë në Kuvendin e Kosovës. Përndryshe, si të vetme do të përfëshiheshin nga dallga e parë për të përfunduar si mbeturina politike në pellgun e parë të detit-votimit.
Pra, këto dy koalicione (jo veçse të panatyrshme) me koncepte krejtësisht të ndryshme e (keq)përdorin mundësinë ligjore si mjet lundrimi i gjetur skaj bregu (anije) për të kaluar pragun e lumit.