Kandidati për deputet nga koalicioni Lista për Familjen, Selim Pacolli ka bërë të ditur se sot (e premte) do të hapin fushatën zgjedhore në qytetin e Gjilanit.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli tha se Gjilani është qytet me tradita dhe vlera të mëdha.
“Nesër, e premte më 24 janar do të hapim fushatën në qytetin e Gjilanit. Qytet ky me tradita dhe vlera të mëdha. Mos e harroni Familja nuk është diçka, Familja është gjithçka”, ka shkruar Pacolli.