Fenomeni i përdorimit të lëndëve narkotike nga të miturit vlerësohet shqetësues në Kosovë. Ambientet ku të miturit përdorin marihuanën janë të ndryshme, përfshirë edhe ambientet shkollore.
Ismet Koca, toger në Policinë e Kosovës, në emisionin “De Jure”, tha se nga të dhënat që i posedojnë rezulton se mosha mesatare e përdoruesve të lëndëve narkotike janë mosha 16-vjeçare, por që sipas tij, ka raste të shumta kur janë të moshës edhe më të re.
“Edhe pse mund të them se ne kemi disa statistika të cilat i kemi kryesisht të ndara dhe moshën e personave që abuzojnë me substanca narkotike, ne jemi munduar që t’i nxjerrim disa të dhëna të cilat posedojmë ne, mirëpo edhe nga të dhënat që i kanë institucionet e tjera, OJQ-të kanë dalë me të dhëna se afërsisht sillet mosha 16-vjeçare, ajo moshë e cila ndoshta fillojnë si përdorues të substancave narkotike, mirëpo nuk do të thotë se nuk kemi pasur edhe persona të cilët janë nën moshën 16-vjeçare përfshirë këtu moshën 14-vjeçare ndoshta edhe më ulët”, tha ai në emisionin “De Jure” në Tëvë1.
Për më shumë ndiqeni hulumtimin “Përdorimi i drogave nga të miturit”, i cili po transmetohet në “Tëvë1” dhe “Betimi për Drejtësi./BetimipërDrejtësi