Dy klubet e qytetit, Gjilani dhe Drita kishin marrë gjithë protagonizmin në futbollin e pasluftës, për shkak të rivalitetit dhe konkurencës së shëndoshë që i kishin sjellë futbollit kosovar.
Stadiumi i qytetit në Gjilan ishte mësuar të mbi popullohej nga përballjet ndërmjet këtyre dy klubeve dhe vetëm një ndeshje sikur ajo e yjeve mund ti bënte konkurencë derbit “El Anamorava”.
Në njërën anë ekipi i yjeve i udhëhequr nga humoristi Rasim Thaqi – Cima dhe në anën tjetër ekipi i udhëhequr nga boksieri Aziz Salihu dhuruan spektakël për 60 minuta sa zgjati ndeshja.
Emra të njohur të estradës si Afrim Muçiqi, Valton Beqiri, Remzi Leka, Nysret Muçiqi, Arben Asllani dhe të tjerë u bënë bashk për të arkëtuar publikun gjilanas, që në këtë përballje ishte mbledhur në numër të shumtë.