Gjilani në vitet e fundit është një ndër skuadrat më stabile në elitën e futbollit kosovar, raporton Insporti.com.
Në vitet e paraluftës, skuadra nga Anamorava në mungesë të kushteve elementare për futboll, ishte e detyruar që të luante me fanella të skuadrës së madhe Manchester United
Një gjë të tillë e kanë bërë edhe disa skuadra kosovare.Në fotografinë e mëposhtme, shihet ish-futbollisti Musa Selimi i cili tashmë është trajner i njohur i futbollit me fanella të Manchester Unitedit, por që paraqitej për Gjilanin.
Fotografia në fjalë është realizuar në vitin 1996.Ndryshe, Gjilani në këtë edicion po shfaq formë me batica dhe zbatica.Pas xhiros së 12-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, Gjilani ndodhet në pozitën e shtatë me 17 pikë të grumbulluara. /Insporti.com/