Në kujtim të Enesit – një jetë e ndershme që u nda parakohe
Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Enesit, një punëtor i përkushtuar, një koleg shembullor dhe një njeri i dashur për të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
Sot në mëngjes, kolegët dhe stafi vendosën lule dhe fotografinë e tij në vendin ku ai ushtronte me përkushtim profesionin e tij. Ky gjest simbolik, por i mbushur me emocione, ishte shprehje e respektit të thellë për kujtimin e një djali që nuk do të harrohet lehtë.
Enesi ishte më shumë se sa një koleg – ai ishte mik, ishte djalë i qytetit, gjithmonë i buzëqeshur, gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar dhe për të përhapur pozitivitet. Respekti që gëzonte në komunitet nuk ishte rastësor: ai e kishte ndërtuar me sjellje të kulturuar, punë të ndershme dhe përkushtim të palëkundur.
Në punë ai ishte shembull, jashtë saj një njeri i dashur, i afërt, i pashoq. Ai rrezatonte mirësi dhe ishte model për të gjithë rreth tij.
Sot, me dhembje, e përcjellëm Enesin në banesën e fundit, por kujtimi për të do të mbetet i gjallë në zemrat tona – si një simbol i mirësisë, i përulësisë dhe i dinjitetit njerëzor.
Pusho në paqe, Enes – do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri dhe respekt./Radio Star/