Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë, po përballen me kolona dhe pritje të gjata në kufi.
Automjetet e udhëtarëve në dalje nga Serbia dhe në hyrje në Kosovë, në pikën kufitare të Preshevës, mëngjesin e sotëm kanë pritur deri në dy orë e gjysmë.
Sipas informacioneve të Drejtorisë së Policisë Kufitare në Serbi, në Gradinë koha e pritjes për hyrja nga Serbia në Kosovë është 100 minuta, ndërsa në Batrovci 120 minuta.
Përpos këtyre hyrjeve, mërgimtarët, të cilët gjatë këtyre ditëve po vijnë në numër të shtuar në Kosovë, mund të shfrytëzojnë edhe pikë-kalimet në Merdare dhe në Dheun e Bardhë. /Paparaci.com