Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në pikat kufitare me Serbinë në Merdare dhe Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë.
Sipas Qendrës kombëtare për menaxhim kufitare pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdare janë afro dy orë, ndërkaq për të hyrë në Kosovë 5-10 minuta.
Pritje të qytetarëve ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, në kohën kur po raportohet.