Sa herë që vjen fillimi i marsit mendja të ikë në Prekaz te familja Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari. Ky i fundit e kuptoi se sërbosllavi nuk kupton gjuhë tjetër, vetëm se të pushkës.
Islami na mëson se duhet luftuar ata që ju luftojnë si dhe është privilegj i madh të marrësh armën në duar, ngase Allahu i ka lavdërur ata burra dhe ato gra që ju ndihmojnë luftëtarëve në betejë.
Siç thotë Muhamedi, paqja e Allahut qoftë mbi të: “Ai i cili i pluhuros këmbët në rrugën e Allahut nuk e kap zjarri i xhehenemit.”
A ka më mirë se të marrësh pushkën në dorë për të mbrojtë vendin, pasurinë, nderin, e nëse vdes të jesh dëshmor.
Allahu thotë:
“Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre.”
Mësimet e fesë që i kishte nxënë në Medine hoxhë Ekrem Avdiu i hodhi në praktikë në momentin e duhur duke kapur pushkën me shumë hoxhallarë e studentë të rinjë duke u bërë ushtarë të bacit Adem e të UÇK-së.
Iu bashkangjit këtij burri që do të shkruaj historinë për t’i thënë se nuk je i vetëm, komandant. Do të lëmë penat dhe do kapim pushkat së bashku me hoxhallarët tjetër.
Hoxhë Ekremi e filloi logjistikën me shokët e afërt, si hoxhallarët Ferid Selimi e Bekir Halimi nga Shkupi, me shokët tjerë si SHpend Kopriva , Adem Avdiu, Daut Islami, Naim Berisha etj, duke iu bashkangjitur pastaj edhe një numër i madh i hoxhallarëve, të cilët në atë kohë ishin studentë, në mesin e tyre edhe hoxhë Fatmir Latifaj që humbi një gjymtyrë (dorën) për Kosovën tonë.
Hoxhë Shefqet Krasniqi gjithashtu e la kënaqësinë e Medines për t’iu bashkangjitur rradhëve të ushtarëve të UÇK-së.
Ndërkaq 37 hoxhallarë ranë dëshmorë.
Me vrasjen e komandantit vetëm se u ngjallë emri i familjes Jashari dhe u mobilizua e gjithë popullata dhe e larguan çizmen e shkaut njëherë e përgjithmonë.
Komandanti na dha një mësim se jemi të fortë ndaj armikut dhe pushka e trembë pushtetin e armikut dhe vërtetë kjo ndodhi.
Këtë sakrificë të familjes Jashari si dhe të shumë dëshmorëve e invalidëve të luftës, pyes veten: sa jemi duke e çuar emanetin e tyre në vend që të jemi të bashkuar e të punojmë për këtë vend?!
Allahu e mëshiroftë familjen Jashari dhe të gjithë ata që dhanë jetën e kontribuan të jemi të lirë.
Allahu i forcoftë e i ruajtë hoxhallarët që çdo herë ishin afër popullit edhe atë në kohët më të vështira.
Vigan në luftë për çlirim dhe vigan në paqë për ndërtim.
Hoxhë Bashkim Bajrami