Zëvendës Drejtori i PK-së për Rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi, komandanti i stacionit policor të Gjilanit, Alban Ramushi, dhe zëvendëskomandanti, Naser Rrahmani kanë pritur në takim, Komandantin e BRSh të FSK në Gjilan, Berat Shala. Eprorët e lartë tē Policisë së Kosovës kanë falënderuar për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme nga ana e FSK-së, duke kërkuar edhe më tutje mbështetjen e këtij institucioni.
Duke qenë mirënjohës për përkrahjen e fuqishme te FSK-së, gjatë takimit të zhvilluar, janë prezantuar rezultatet e punës së PK-së në fushën e sigurisë për vitin që lamë pas si dhe është prezantuar, edhe planin dhe objektivat e punës për ketë vit.
Bashkëpunimi reciprok në lëmin e sigurisë u vlerësua lartë nga të dy institucionet e sigurisë. Berat Shala u zotua se nuk do të mungoj, përkrahja në raste të operacioneve ku duhet të kyçen të dy institucionet thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit